Site icon Prishtinapress

Thaçi: Ishte takim i rëndë, më 1 korrik sërish takohemi në Paris me ftesë të Macronit

Presidenti Thaçi, pas përfundimit të Samitit të Berlin, foli para mediave, duke thënë:

“Ishte takim i rëndë. Nuk mund të themi se pati ndonjë rezultat konkret. Kosova ka theksuar shumë qartë se na duhet patjetër vendimi për liberalizim sepse diçka të tillë Kosova e meriton. I kemi implementuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe nëse diçka e tillë nuk ndodhë në një të ardhme të afërt, do të ketë zhgënjim të madh. Pati edhe sonte paqartësi për këtë çështje. Ndërsa e konfirmuar zotimin tonë për fqinjësi të mirë, për normalizim të raporteve me Serbinë. Dëgjuam me vëmendje Merkelin e Macronin, qëndrimet e tyre për Ballkanin. Ishte konstatim i të gjithëve se ky problem duhet të tejkalohet, dhe se nuk do të ketë dialog të kushtëzuar. Gjithashtu diskutuam edhe për mundësitë se si të lëvizjet më shpejt dhe më mirë, dhe kërkova që të mos ketë dallime nga shtetet e BE-së. Është konfirmuar se takimi i radhës do të ndodhë më 1 korrik në Paris”, theksoi Thaçi në një prononcim para mediave pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

“Kam theksuar edhe në takim se roli i SHBA-së që të arrihet sukses në dialog dhe njohja reciproke, duhet të jetë me mbështetje të plotë të SHBA-së. Sonte ka pasur mundësi të ketë celebrim për dy marrëveshjet e arritura, ajo mes Greqisë e Maqedonisë, por edhe mundësisë së lënduar të një procesi mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim se është humbur kohë në një proces që mund të vazhdojë në të ardhmen. Serbia duhet të njohë Kosovën pa kushte, dhe dialogu duhet të fillojë e vazhdojë pa kushte. Shpresoj në unitet të BE-së. Edhe shtetet e rajonit mbështetën procesin që kemi kaluar. Në çdo rrethanë, Kosova do të mbetet multietnike, nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, gjithmonë duke bërë përpjekje maksimale për përfshirjen e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës. Por, vendimtare për arritjen e marrëveshjes është inkuadrimi i SHBA-së”, deklaroi Thaçi.

Exit mobile version