15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi i jep Kurtit edhe 48 orë për ta propozuar kandidatin për kryeministër

Pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vetëm edhe 48 orë i ka dhënë afat Kurtit për nomimin e kandidatit apo kandidatës për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë.

Ai ka thënë se do të ushtroj autoritetin e tij kushtetues e ligjor për të ruajtur dhe kultivuar unitetin politik e qytetar dhe orientimin auroatlantik të shtetit të Kosovës.

“Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar. Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje. Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, shkruan Thaçi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles