Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar ekipit olimpik në mënyrë solemne Flamurin e Kosovës.
Ekipi olimpik do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që do të mbahen në Kore të Jugut.
Në këto lojëra Kosova do të përfaqësohet nga skitari Albin Tahiri.