Site icon Prishtinapress

Thaçi flet sërish për takimin me Kurtin: Ai mund të tentojë të krijojë vonesa, por ky është rrezik i panevojshëm për krizë kushtetuese

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Twitter për takimin e sotëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Thaçi ka thënë se Kurti më në fund shkoi në zyrën e tij për të bërë hapin kushtetues të kërkimit të mandatit për kryeministër, por për fat të keq nuk e bëri një gjë të tillë.

“Sot, kryetari i partisë së parë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetorit, z. Kurti, më në fund erdhi në zyrën time për të bërë hapin kushtetues të kërkimit të mandatit për kryeministër. Për fat të keq, ai nuk e bëri një gjë të tillë. Tani jemi shumë vonë për formimin e qeverisë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ai ka thënë se shpreson që brenda 48 orësh Kurti do të mund ta nominojë një kandidat për kryeministër, pasi që populli, parlamenti dhe aleatët tanë presin këtë hap nga ai.

“Shpresoj që brenda 48 orësh z. Kurti do të mund ta nominojë një kandidat për kryeministër, pasi që populli, parlamenti dhe aleatët tanë presin këtë hap nga ai. Ai mund të tentojë të krijojë vonesa, por kjo do të jetë zhgënjim i madh për popullin e Kosovës dhe rrezik i panevojshëm për krizë kushtetuese”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi.

Exit mobile version