12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi dhe Hahn diskutojnë për agjendën evropiane të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka treguar se është diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave, raporton lajmi.net.

“Diskutuam çështje të rëndësishme përkitazi me agjendën evropiane të Kosovës në prag të Samitit të Sofjes, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe për jetësimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Twitter”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles