Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Thaçi ka thënë se Grenell ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që të arrihet marrëveshja ekonomike me Serbinë.
“Jam i lumtur dhe krenar te dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Grenell e arriti këtë sukses sepse besoj në përkushtimin tonë dhe nevojën tonë për këtë marrëveshje, atë që të tjerët nuk e arritën, Grenell e bëri shpejt. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë më shumë paqe mes dy vendeve”, tha presidenti Thaçi para mediave.
Thaçi ka falënderuar edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se e pret me padurim vizitën e tij në Kosovë.