Site icon Prishtinapress

Thaçi: Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, t’i bashkojë të gjitha partitë

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi ka falënderuar liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës për përkrahjen e tyre rreth idesë për bashkimin me Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo e drejtë duhet t’i bashkojë të gjithë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, transmeton Indeksonline.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version