Tetë vdekje nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.
Numri i rasteve të konfirmuara që nga 13 marsi ka arritur në 11 mijë e 130 raste, me gjithsej 381 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.