Site icon Prishtinapress

Testi i Maturës Shtetërore sot mbahet në Gjilan dhe Ferizaj

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka bërë të ditur se nga sot fillon pjesa e parë e afatit të parë të testit te Maturës Shtetërore 2018 në dy rajonet e para të cilat janë përzgjedhur me short publik: Gjilani dhe Ferizaj.

Më këtë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë dy shkolla në të dy rajonet, për të parë nga afër zhvillimin e këtij testi të rëndësishëm për maturantët në Kosovë.

Vizitat do të bëhen në qendrën e testimit në shkollën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj dhe në qendrën e testimit në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Exit mobile version