Site icon Prishtinapress

Tërnava takon ministrin Vitia, BIK-u nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava priti në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në këtë takim u bashkëbisedua për masat e përbashkëta karshi coronavirusit dhe masat të cilat do të ketë një koordinim të plotë mes institucionit të BIRK-ut dhe institucioneve të vendit në të gjitha aspektet për parandalimin dhe për shtyrjen sa më shumë të që të mundemi të paraqitjes së coronavirusit në Kosovë.

“Nga ana e tij Myftiu Tërnava theksoi se çështja e coronavirusit tashmë është problem global dhe si Myfti ai apeloi tek të gjithë qytetarët e vendit që mos të bëjnë panik, dhe të respektojnë të gjitha vendimet që kanë dal nga Qeveria e Kosovës dhe vendimet që kanë dal nga BIRK-u. Falënderojmë Zotin që deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast të prekur nga ky virus i rrezikshëm dhe lutemi Zotin që mos të kemi asnjë rast por megjithatë duhet t’i marrim masat e nevojshme. Të parapërgatitemi që nëse goditemi çfarë të bëjmë më tutje. Secili duhet të jap kontributin nga këndi i vet dhe në koordinim me institucionet qeveritare dhe BIRK nesër në ora 11:00 ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme ku do të Mirën masat e mëtejme dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe mbi të gjitha për ne është shëndeti i qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin për media të BIRK-ut.

BIRK nuk merr asnjëherë asnjë vendim të asnjë natyre që shkon në dëm të qytetarëve tanë dhe shëndetit publik të Kosovës.

“Për momentin nuk kemi asnjë të person të infektuar me coronavirus por vetëm disa raste të dyshuar nga prekja me coronavirus të cilat po testohen në laboratorin e Institutin Kombëtar të shëndetit publik dhe po i presim rezultatet dhe do të njoftoheni me kohë”, tha ministri Vitia.

Exit mobile version