Site icon Prishtinapress

Tërnava: Djegia e xhamisë 450 vjeçare në Vërboc, vepër kriminale

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka vizituar për së afërmi xhaminë e djegur të Verbocit të Drenasit, duke e quajtur vepër kriminale.

Myftiu ka thënë se kjo xhami ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të vendit tonë.

Ai po ashtu ka kërkuar që kryerësi i kësaj vepre të dal sa më parë para drejtësisë.

Myftiu i vendit, Naim Tërnava, më tutje ka thënë se arkitektët e Bashkësisë Islame do ta vlerësojnë dëmin se çfarë mund të bëhet me pjesën e objektit të xhamisë që ka mbetur.

Imami i këtij fshati, Driton ef.Kastrati, thotë se ngjarja kishte ndodhur të premten menjëherë pasi ishte falur namazi i sabahut. Në anën tjetër xhamia e re e ndërtuar shumë afër xhamisë së vjetër, sipas imamit nuk ka pësuar dëmtime me përjashtim të disa xhamave.

Kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1566 dhe kishte qenë xhamia e dytë më e vjetër në rajonin e Drenicës.

Ndërkohë që xhamia e re në këtë fshat është ndërtuar në vitin 2014 dhe është shumë afër xhamisë së vjetër. Xhamia që është djegur të premten nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, por kishte qenë e hapur për vizitorë.

Exit mobile version