Tërmete të fuqishme godasin Stambollin dhe Greqinë

0
44

Tërmeti ka rënë rreth orës 09:50 dhe epiqendra ka qenë në det në jug-lindje të ishullit të Kretës.Ndërkohë raportohet gjithashtu se një tërmet i shkallës 4.7 Rihter ka rënë në rajonin perëndimor të Turqisë, 64 kilometra në perëndim të Stambollit.

Një tërmet me magnitudtë 5.6 Rihter ka tronditur rajonin e Kretës në Greqi.

Tërmeti ka rënë rreth orës 09:50 dhe epiqendra ka qenë në det në jug-lindje të ishullit të Kretës.

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare njofton se tërmeti kishte një thellësi 20 kilometra dhe është i shkallës 5.6 Rihter.

Ndërkohë raportohet gjithashtu se një tërmet i shkallës 4.7 Rihter ka rënë në rajonin perëndimor të Turqisë, 64 kilometra në perëndim të Stambollit.

Ende nuk ka raportime për dëme në njerëz dhe ndërtesa.