16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Tërmet i fortë në Durrës, lëkundjet ndihen në Tiranë dhe disa qytete – panik te qytetarët

Mbrëmjen e sotme në orën 21:15 minuta është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti në Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes, përmes IGJEUM dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile sqaron se referuar shifrave zyrtare që vijnë nga Qendra Sizmiologjike Europiane, tërmeti në Shqipëri ka qenë me një magnitudë prej 4.8 ballë, ndërsa është ndjerë në shumë zona, shkruajnë mediat shqiptare.

Epiqendra ka qenë fshati Bubq, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 7 kilometra. Kjo ka rikthyer panikun për banorët, të cilët kanë dalë në rrugë.

Sipas mediave shqiptare, lëkundja sizmike mbrëmjen e sotme zgjati disa sekonda.

Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se nga komunikimet me Prefekturat dhe me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles