Site icon Prishtinapress

Tentoi të ikte nga policia, shkakton aksident trafiku

Në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë është arrestuar një person.

I njëjti duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë në ikje ka shkaktuar aksident trafiku, njofton raporti policor.

Gjatë kontrollit i është gjetur një elektroshok, ndërsa gjatë verifikimit i njëjti është i dyshuar për disa raste grabitje.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version