Site icon Prishtinapress

Tensionohet situata, aktivistët e VV’së brohorasin “Shpejtim Bulliqi” gjatë fjalimit të Mustafës e Veliut

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në Podujevë, është tensionuar situata.

Derisa po flisnin kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe nënkryetari Agim Veliu, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidatit të VV’së për kryetar të Podujevës.

Në një video të publikuar në media, shihet se qytetarët nuk po e respektojnë fare distancën sociale, pavarësisht se numri i rasteve me koronavirus është rrritur shumë gjatë javëve të fundit.

Ndryshe, zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen të dielën. Në garë për të parin e komunës janë Nexhmi Rudari i LDK’së, Shpejtim Bulliqi i VV’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

Exit mobile version