Site icon Prishtinapress

“Telenovela” Modriç – Inter nuk është mbyllur ende, ky është lajmi i fundit

Luka Modriç kishte një dëshirë të madhe për t’u transferuar tek Interi dhe pavarësisht se vendosi të qëndrojë, pas një bisede me prensidentin Florentino Perez, kjo bashkëjetesë, e cila mund të zgjasë maksimumi edhe për këtë sezon, duket se do të jetë e sforcuar.

Fundja, akordin mes fantazistit kroat dhe Interit e konfirmoi edhe deponimi i tij në FIFA, pro klubit italian.

Pas denoncimit që Reali i Madridit i bëri zikaltërve, Modriç i thirrur për të sqaruar çështjen, nënvizoi se nuk ishte kontaktuar personalisht nga italianët dhe në këtë mënyrë, denoncimi i “Galaktikëve” shkoi më kot.

Shkurt, e gjithë kjo histori mes Modriçit dhe Realit të Madridit pritet që të përfundojë verën tjetër, pse jo ndoshta edhe në merkaton e janarit, sepse sipas zërave të fundit nga media spanjolle, lojtari i ka nënvizuar presidentit Perez se nuk do ta pranojë rinovimin e kontratës, që skadon më 30 qershor 2020.

Exit mobile version