Site icon Prishtinapress

Telekomi i Kosovës buzë kolapsit, Z-Mobile vazhdon të korrë fitime të mëdha

Favoret që i janë dhënë Z-Mobile’it përmes kontratës – për të – shumë fertile me Telekomin, ia kanë mundësuar biznesit të Blerim Devollit të ofrojë shërbime super të lira. Nga ana tjetër, Vala në treg ka disa shërbime dyfish më të shtrenjta se Devollët. Brenda saj e ka rritur konkurrentin më të madh që është forcuar në shpinën e Telekomit që tash i kanë ikur 120 mijë klientë.

Telekomi i Kosovës, dikur kompania më profitabile në Kosovë, është ka ardhur buzë fundit të saj.

Ekziston rrezik që mijëra punëtorë të mbesin pa punë, për shkak të borxheve të mëdha të kompanisë. 26 milionë po ia kërkon biznesmeni Blerim Devolli, pasi Telekomi është gjobitur me 32 milionë (4.5 ia ka dhënë Z-Mobile’it) për shkak se nuk e ka përmbushur kontratën e nënshkruar në 2009’ën.

Përveç këtyre milionëve, kompania e Devollit po e ngufatë edhe nga anë tjera Telekomin. Z-Mobile është duke korrur përfitime të majme, derisa Telekomi i Kosovës po zhytet në krizë edhe më të thellë.

Kontrata e Telekomit me kompaninë që është në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli është lidhur ashtu që Z-Mobile të shtrihej nëpër infrastrukturën e e kompanisë publike, pa asnjë investim të saj.

Marrëveshja në thelb ishte asisoj që Telekomi do të merrte 27 për qind nga përfitimet e Z-Mobile’it në kurriz të saj, ndërsa kompania e Devollit merrte 73 për qind.

Por kjo nuk është gjëja më e keqe e kësaj kontrate. Kushtet super të volitshme që ia ka dhënë Telekomi i Kosovës Z-Mobile’it, ka bërë që kjo e fundit të qarkullojë në treg me çmime shumë më të lira se sa kompania amë, Telekomi i Kosovës.

Në një pasqyrë të të gjitha çmimeve të shërbimeve që ofron Vala e Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, shihet se kompania e Devollit ka çmim dyfish më të lira në shumë prej shërbimeve.

Për shembull shërbimi Postpaid me pakon më të vogël në Vala kushton 15 euro për një muaj, me 100 minuta, 1000 sms dhe 5 giga bajt internet.

Në Z-Mobile pakoja më e vogël e shërbimit Postpaid kushton 7 euro, me 700 minuta dhe 7  giga bajt internet,  pa limit sms-a dhe shërbime të tjera të palimitueshme.

Paradoksi këtu është që të gjitha këto kapacitete Z-Mobile i merr nga Telekomi, kurse në treg shet me cmime shumë më të lira se sa Telekomi, kurse profiti ndahet gjithashtu disproporcionalisht në kurriz të kompanisë amë.

Z-Mobile gjithashtu ka ofertat më të lira se sa Vala të pakove 3G dhe  4G, duke ofruar 8GB (4 + 4) për 8 euro. Nga ana tjetër, Vala shet 5GB për 9 euro.

Exit mobile version