
Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës, pa dhënë detaje tjera.
Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet policore të cilat po merren me rastin.
22 vjeçari është plagosur në dy këmbët, por gjendja e tij për momentin është stabile.
“Nga Spitali Rajonal i Mitrovicës është sjell në QKUK. Tani ne po e mbikëqyrim. Është i plagosur në të dy këmbët. Gjendja e tij aktualisht është stabile. Viti i lindjes është 1997”, ka thënë Bajgora.
