8.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Të mos vonohet krijimi i ushtrisë – është dashur të ndodhte bashkë me shpalljen e Pavarësisë

Kosova ka nevojë emergjente për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, vlerësojnë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga pozita dhe opozita.

Sipas tyre, është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës formimi i saj, pasi garanton sigurinë dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Adem Grabovci, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se duhet më shumë t’i kushtohet rëndësi përmbajtjes se sa formës së krijimit të Ushtrisë.

Sipas tij, me përmbajte Kosova e ka ushtrinë e vet, mirëpo duhet vetëm formalisht që ligji të kaloj në parlament për tu votuar me votat e mjaftueshme nga deputetët.

“Ushtria duhet të mbështetet me fondet e nevojshme dhe duhet të pajiset me mjetet dhe misionin që i takon ushtrisë. Kemi ligj që duhet t’i kaloj parlamentit të Kosovës. Ne e kemi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe duhet të shndërrohet formalisht në FSK. Kjo është urgjente dhe është dashur të kryhet më herët. Institucionet do ta kryejnë punën e vet, ligji do të vjen në parlament dhe do të votohet”, ka vlerësuar Grabovci.

Ai po ashtu thotë se nuk e sheh si të nevojshme thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, pasi ka mundësi shqyrtimi edhe në seanca të rregullta.

“Ushtria e Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës sepse do të garantojnë sigurinë dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë Grabovci për Telegrafin.

Ndërsa, deputeti Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, vlerëson se Kuvendi i Republikës së Kosovës është vonuar për të diskutuar rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij, ka ardhur koha që Kosova të bëhet me ushtri.

“KFORI, aleatët ndërkombëtarë, SHBA-të do t’i japin mbështetje ushtrisë se Kosovës. Shpresoj që shumë shpejt në të ardhmen Lista Serbe do ta kuptoj që forcat e armatosura nuk janë rrezik për qytetarët por janë mbrojtje e tyre”, ka thënë Haradinaj.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi, në një prononcim për Telegrafin gjithashtu mendon se është e domosdoshme krijimi i Forcave të armatosura të Kosovës.

Ai po ashtu vlerëson se krijimi i ushtrisë është dashur të ndodhte bashkë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, e cila gjë nuk ka ndodhur.

“Tani patjetër do duhej të formohej ushtria e Kosovës. Edhe për nevoja të Kosovës, edhe në bazë të Kushtetutës të Kosovës por edhe në bazë të rrethanave të krijuara. Komisioni për siguri do ta thërras një debat për këtë temë dhe shpresoj që Kuvendi të përgjigjet në mënyrë sa më të shpejt”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, në tryezën e rrumbullakët me titull “Sfidat e Sigurisë së Kosovës 2017”, të organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë, është thënë se institucionet e Kosovës që duhet në mënyrë urgjente të transformojnë FSK-në në mision të ri ushtarak dhe të mbrojtjes, si dhe të ndërtojnë kapacitetet e plota në mënyrë të mos realizohet projekti i Serbisë për dështimin e shtetit të Kosovës.

Deputetët serbë ndërkaq kanë më shumë se katër muaj që po i bojkotojnë institucionet e vendit.

Ndërkohë, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve Kushtetuese.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles