24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Të jesh i fortë si Sheremeti, historia rrëqethëse e plakut nga Qirezi që serbët i vranë katër djemtë

Publikimi i një fotografie nga deputetja e Partisë Demokratike, e cila u paraqit si dëshmi e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, doli të jetë një skenë nga videot pornografike të publikuara në internet.

Publikimi i kësaj fotografia ngjalli frikën se e njëjta mund të përdoret nga shteti serb për të mohuar dhe vënë në dyshim të gjitha faktet të paraqitura deri më tani e që dëshmojnë gjenocidin e serbëve në Kosovë, përcjellë Indeksonline.

Mirëpo në rrjetet sociale është bërë virale historia e Sheremet Sejdiut nga Qirezi i Skenderajt.

Sejdiut 21 vite më parë iu vranë katër djemtë  e tij.

Po  aq rrëqethëse nga historia e Sheremet Sejdiut është edhe fotografia që nuk do shumë fjalë të përshkruhet…Një baba i ulur në mes arkivoleve të katër djemve të tij të mbuluar me flamurin kuq e zi.

Më poshtë gjeni përshkrimin e plotë të historisë së Sejdiut të publikuar nga Fidan Zejnullahu në Facebook:

Që një foto prej Kosove!

Në këtë fotografi është një plak i urtë nga Qirezi i Skenderajt, i quajtur Sheremet Sejdiu. Me 28 shkurt të vitit 1998, pesë ditë para sulmit mbi familjen e Jasharajve, forcat serbe ia vranë katër djemtë në oborrin e shtëpisë. Atë ditë, baci Sheremet nuk ndodhej në shtëpi, kishte shkuar në Prishtinë për ta vizituar vëllain. Ai nuk e mori vesh për tragjedinë që e kishte goditur derisa hyri në oborrin e shtëpisë, dy ditë pasi që kishte ndodhur ngjarja.

Këtu shihet teksa në duar mbanë një fotografi, i ulur në mes të katër kufomave të djemve të tij. Familjarët dhe fqinjët thonë se Sheremeti e kuptoi idealin për të cilin ranë bijtë e tij, prandaj nuk e derdhi as edhe një lot.

-Ku e gjete gjithë këtë forcë për ta përballuar kështu krejt këtë tragjedi – e pyeta unë me siklet.

Ai buzëqeshi. – A të tregoj drejt? – tha – e shikimin e drejtoi tek vëllai i tij, që ndodhej në dhomë. – Po ngushtohna prej vëllait – shtoi – se nuk e kam përmend kurrë, se enum shpesh e po më vjen marre – pastaj mori frymë thellë, sikur po bëhej gati për ta zbuluar një fshehtësi që po e ruante brenda prej dy dekadash.

-Atë natë nuk mujsha me fjetë, s’mujsha me u rehatu. Kam ardh e kam marrë ngryk Bedriun, e jam kthye me fjetë prapë. Po, kur rashë, thashë me vete qysh e morra ngryk veç Bedriun, e tjetrin binjak jo. Jam çu tekrari, e jam ardh këtu në odë e kam marrë ngryk edhe Nazmiun. E jam kthye me fjetë apet. Nuk më zike gjumi. Mendova me vete, i përqafova dy binjakët e nuk e përqafova djalin e madh, Beqirin. I kam dhanë zor e jam çu e jam kthye në odë. E morra ngryk edhe Beqirin e u ktheva ngadalë, se nuk dojsha mem diktue të tjerët. Kur rashë, thashë; more tretë i morra ngryk, veç Bekimin jo. E jam ardh për të katërtën herë, e kam marrë ngryk edhe Bekimin – pastaj pauzoi pak – evladin nuk po mujshe me ndà – e përfundoi fjalën plaku, e ra në mendime.

Unë u bëra gati të them ndonjë fjalë, jo që kisha diçka të mençur për të thënë, por sa për ta thyer heshtjen.

-Duke dalë prej odës atë natë – ma preu fjalën baci Sheremet. – me doli përpara Beqiri. – pastaj bëri me shenjë në të majtën e tij – këndej me doli përpara Bekimi, e në të djathtë ishte Bedriu. Kur mendova me u kthye mbrapa, me doli para Nazmiu. S’disha kah me ja mbajtë, se njeriu po hupke pak në ato momente…- tha baci Sheremet. Unë i rash pishman pse e pyeta. Ai dukej që po e jetonte për së dyti atë natë plot dhimbje. Plakut që iu kishin mbyllur katër rrugët, po kërkonte një mbështetje.

-Kam shikue nalt – tha ai – Zotit ju kam mbështet. Ai më ka ndihmue.

Më vonë, vëllai i Sheremetit, më tregoi që në atë pjesë, kur dikujt i ndodh diçka, thonë: “Bëhu i fortë, si Sheremeti!”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles