24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Tasholli: Çelësin e marrëveshjes Kosovë-Serbi e ka vetëm Uashingtoni

Filozofi Ismail Tasholli, ka thënë se në një gjendje normale politike takimi i sotëm i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Kancelaren Angela Merkel do të duhet të lexohej më dozë pozitiviteti.

Sipas tij Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj llogarisin në qendra të mëdha botërore të cilat janë të ndryshme, njofton Klan Kosova.

“Haradinaj dhe Thaci janë identifikuar me politikat e tyre dhe qendrat vendosëse, një Berlini, për të dytin Uashingtoni. Këta kanë provuar që ta pozicionojnë veten në këto qendra”.

Tasholli në Klan Kosova ka pohuar se zgjidhja në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të pritet të gjendet në Evropë.

“Nëse do të hiqej taksa si kërkesë e Evropës do të ishte gabim strategjik sepse do të jepte sinjale të këqija për Uashingtonin. Ngutia është anti-evropiane në aspektin sociokulturor. Evropa kurrë nuk është ngutë. Haradinaj nuk guxon ta bëjë gabimin strategjik vetëm me besimin e tij në Berlin. Është papërvojë politike të besohet se qendrat e mëdha evropiane do të ofrojnë zgjidhje. Çelësin e zgjidhjes e ka vetëm Uashingtoni”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles