-6.7 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Takohen Veseli e Hoyt Brian Yee: Detyrimet e përmbushura e forcojnë shtetësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të larta amerikane, sot në Washington ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Bëhet e ditur se temë qendrore e takimit ishin marrëdhëniet e afërta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dy vende mike, me raporte të veçanta bashkëpunimi, transmeton Koha.net.

Zyrtari i lartë amerikan, Yee, ka thënë se Kosova duhet t’i kryej të gjitha obligimet e saj si shtet, pasi që, siç ka thënë ai, detyrimet e përmbushura e forcojnë shtetësinë e saj.

Veseli u zotua se Republika e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe të vazhdojë konsolidimin e shtetësisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles