Site icon Prishtinapress

Takohen Kurti e Berisha, flasin për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe  ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, janë takuar të dielën në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur, Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka uruar Kurtin për fitoren, ndërsa tregon se kanë biseduar mbi zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës në interesin më të mirë të dy vendeve dhe të kombit si dhe bashkëpunimit rajonal.

Postimi i Berishës:

Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes se Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.

Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.

Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.

Takimi ishte i hapur dhe miqesor! sb

Exit mobile version