12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Takimi me krerët e koalicionit, Hoti tregon për temat që do të diskutohen

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nesër do t’i zhvillojë dy takime të rëndësishme.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj, do të bisedohet për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit.

“Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19”.

“Ndërkaq, në orën 15 takohem me Mustafa, Haradinaj dhe Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Uashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit”, ka shkruar Hoti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles