Site icon Prishtinapress

Tahiri: S’ndalemi edhe nëse hasim në pengesa në OKB për Tribunalin

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se edhe nëse formimi i një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovës hasë në pengesa, Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për krimet.

 “Zoti Veseli i ka dhënë një rrugë të qartë kësaj agjende shtetërore, që besoj se do të rezultojë me formimin e Tribunalit. Edhe nëse hasim në pengesa në OKB ne nuk duhet të ndalim për të kërkuar drejtësi. Ne do të forcojmë edhe mekanizmat brenda në Kosovë për të ndjekur këto raste”, ka thënë ai në RTK.

Exit mobile version