Site icon Prishtinapress

Tahiri: Qeveria Kurti për 100 ditë nuk arriti ta sillte as një agjendë qeveritare, pos kapjes së shtetit

Ish-ministri i Drejtësisë, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të gjithë kanë besuar që Qeveria Kurti të paktën do të zgjaste një vit.

Tahiri ka thënë se ishte vetë marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së, e cila e ka përcaktuar fatin e Qeverisë Kurti.

“Që nga fillimi e kemi pa se nuk është një Qeveri e ndërtuar mbi bazën e një agjende qeveritare, mbi bazën e një programi, mirëpo në bazën e pozicionimit të njerëzve të rëndësishëm të këtyre dy partive politike. Kur nuk ndërton qeveri në bazë të parimeve por në bazë të pazareve atëherë edhe telashet i ke në derë. Kjo qeveri nuk erdhi për të qeverisur por për t’i përmbushur egot e njerëzve të fortë të këtyre partive”, ka thënë Tahiri në Debat Plus, përcjell Telegrafi.

Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka shënuar ndonjë sukses gjatë këtyre 100 ditëve.

“Për 100 ditë nuk kanë arritur me na sjellë një agjendë qeveritare, vetëm e kanë rikapur shtetin, ka ndodhur rikapja e ndërmarrjeve publike ”, tha ai përcjell Telegrafi.

Më tej, ai ka shtuar se ka pritur që kjo qeveri të jetë më e përgatitur, sidomos LVV./Telegrafi/

Exit mobile version