Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qeveria Kurti ia ka gjetur çelësin Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë.
Ai tha se Kurti ende pa arritur në takimin me Vuçiqin, ua ka bërë dhuratë këtë çelës.
“’Kishës’ së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin. Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin. E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.