Site icon Prishtinapress

Tahiri: Prokurorja e rastit ka thënë se e din që Naser Pajazitaj nuk e ka bërë këtë krim, por ai duhet të na tregojë se kush e ka bërë

“Kur them se prokuria nuk ka qenë e interesuar që ta zbardhë deri në fund këtë çështje e bazoj në shumë fakte. Fillimisht gjatë marrjes në pyetje të vëllait të Naser Pajazitajt në cilësi të dëshmitarit, në prezencën e kolegut tim me të cilin jemi bashkë në këtë rast, avokatit Gëzim Kollçaku, prokurorja i thotë se unë e di që Naseri nuk e ka bë këtë krim, por Naseri e din se kush e ka bërë dhe ai duhet me na tregu”, ka deklaruar në emisionin “PA MASKË”

Ahmet Tahiri, avokati mbrojtës i të dënuarit me burgim të përjetshëm, Naser Pajazitaj. Tahiri ka deklaruar se në bazë të provave, Naser Pajazitaj nuk e ka kryer këtë vepër dhe as që është në dijeni se kush është autor i këtij krimi.

Sipas tij, as familjarët e të ndjerës Donjeta Pajazitaj nuk janë të bindur që Naser Pajazitaj e ka kryer këtë vepër shkaku i gjendjes së tij fizike dhe se ata dyshojnë se mund të ketë bashkëpunëtorë të tjerë.

Avokati Ahmet Tahiri gjithashtu ka shtuar se bazuar në ekspertizën mjekoligjore, dyshimet janë se Donjeta Pajazitaj është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është bartur. Ndërsa nga hartografia e telefonit, vërtetohet se Naser Pajazitaj në ditën kritike nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

Exit mobile version