7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri për LVV-në: Parashikimet euforike, në esencë tregojnë mungesë vetëdijesimi dhe maturie politike

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Tahiri ka porositur partitë e tjera politike se në garën zgjedhore Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hyjë më e fuqishme se asnjëherë më parë.

Ndërkohë që data e zgjedhjeve të reja parlamentare pret aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e bindur sot se do të fitojë më shumë se 65 deputetë.

E Besnik Tahiri që vjen nga radhët e AAK-së, ka thënë se ka filluar koha e parashikimeve dhe deklaratave politike, dhe sipas tij, e gjithë kjo është pjesë e fushatës.

“Po e shoh se ka filluar koha e parashikimeve dhe deklaratave politike. Kjo është pjesë e fushatës, asgjë më shumë. Sidoqoftë edhe në fushatë njerëzit duhet të tregohen realist. Parashikimet euforike, në esencë tregojnë mungesë vetëdijesimi dhe maturie politike, ndoshta edhe ngarkesë”.

“Një gjë po ua them të gjithë kolegëve nga të gjitha partitë: Aleanca është këtu si kur është vështirë, ashtu edhe kur është më lehtë. Në secilën temë qëndrojmë të palëkundër. Në këto zgjedhje hyjmë më të fortë se kurrë më parë”, shkroi Tahiri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles