Site icon Prishtinapress

Tahiri – Haxhiut: Vetëvendosje në panik, i vardisej Isa Mustafës

Në një diskutim të ashpër midis Abelard Tahirit të PDK-së dhe Albulena Haxhiut të Vetëvendosjes, gjatë debatit në RTK, zyrtari i PDK-së i ka thënë kësaj të fundit se Vetëvendosje është në panik të madh, aq sa e bëri t’i vardisej për koalicion LDK-së.

“E di që ju jeni në panik, aq sa t’i vardiseni Isa Mustafës, i cili në fund ju la jashtë. Ne e kemi parë këtë panik. Edhe PSD-ja me AAK-në do të dalin para jush dhe ju do të jeni në vend të katërt”, iu drejtua Tahiri ish-deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.

Ndërkaq në përgjigje të diskutimit të Florian Dushit nga LDK, ministri Tahiri tha se ishte Avdullah Hoti i cili në cilësi të ministrit të Financave, për tri vite kishte bllokuar Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokorial.

Exit mobile version