Site icon Prishtinapress

Tahiri: Fshati Samadraxhë shpallet vatër e përhapjes së infeksionit

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim sot që fshati Samadraxhë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri tha se personi i diagnostikuar me COVID-19 dhe kontaktet e bëra janë rekomanduar të vetizolohen.

Deri tani 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës, Stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat.

Exit mobile version