Tabela me mbishkrimin “Republika e Serbisë” brenda territorit të Kosovës, reagon ashpër Buxhovi

0
45

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi ka reaguar rreth vendosjes të një tabele me mbishkrimin “Republika e Serbisë- Kosova dhe Metohija” e vendosur brenda territorit të Kosovës.

“Realiteti i ynë sot: Agresioni i Serbisë në Kosovë si dhe krekosja e politikanëve tanë për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, kjo tabelë shihet se është vendosur në hyrje të komunës me shumicë serbe, Zubin Potok, në veri të vendit.

Deri më tani institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap.