10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sylejman Selimi po vazhdon të qëndrojë në spital

Ish-Gjenerali i UÇK, Sylejman Selimi po vazhdon të ketë probleme shëndetësore.

Ai mbrëmjen e kaluar është shtruar në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Lajmin për shtrimin e Sylejman Selimit në spital e ka konfirmuar për kallxo.com edhe drejtori i Burgjeve, Nehat Thaçi.

Mbrëmjen e kaluar kallxo.com raportoi për dërgimin e Selimit për trajtim mjekësor.

Kujtojmë se më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles