Site icon Prishtinapress

Suspendohet komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është supenduar nga puna, për shkak se kishte dalur në natyrë me një grup njerëzish në kohë kur lëvizja e lirë është kufizuar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar për Telegrafin se Gërguri dhe një rreshter i Njësisë Speciale, janë suspenduar gjatë ditës së sotme.

Qalaj tha se ky vendim është marrë pasi ata nuk e kanë përfillur vendimin e kufizimit të lëvozjes, në kohën kur Policia e Kosovës po implementon vendimet e Ministrisë së Shëndetsisë.

“Po është e vërtetë që është suspenduar, ai bashkë me një kolegë tjetër tonin, të Njësisë Speciale. Aryesja ka qenë për shkak se kanë dal në natyrë në kohën kur është e ndaluar me një grup njerëzish, kur ne e kemi të kufizuar lëvizjen. Realisht ne jemi duke ba implementimin e vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes për menaxhim të pandemisë. Kurse ai dhe një kolegë i yni ka dalur me një grup njerëzish për të shëtitur në njërin nga malet e Kosovës. Tjetri është një koleg i yni rreshter, nga njësia Speciale”, tha Qalaj për Telegrafin.

Gërguri, bashkë me rreshterin tjetër të Njësisë Speciale dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc, Burim Buleshkaj janë parë në shoqërinë e vëllait të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në një njërin nga malet e Kosovës.

Aktiviteti i cili dyshohet se ka ndodhur të shtunën, ishte shkak për të cilën u suspenduan tre zyrtarët në fjalë, meqë kishin publikuar edhe fotografi në rrjete sociale.

Exit mobile version