Shefi i Operativës në njësinë e trafikut rajonal në Mitrovicën Veriore, Bane Jakvljeviq është suspenduar nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bënë të ditur, se suspendimi erdhi pasi i njëjti pas një aksidenti në të cilin ishte përfshirë nën ndikimin e alkoolit më 30 gusht në fshatin Zubcë në Zubin Potok, kishte ikur nga vendi i ngjarjes bashkë më vëllanë e tij.
Por siç duket, ngjarja nuk përfundoi me kaq, ku i dyshuari Jakovljeviq, i ndihmuar edhe nga disa zyrtarë policorë kishin rrahur viktimën para spitalit rajonal në Mitrovicë. E gjithë kjo sipas sinjalziuesit kishte ndodhur para syve të së paku 5 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut.
Sipas sinjalizuesit, viktima përveç rrahjes ishtë kërcënuar nga i dyshuar për shkak të lajmërimit të rastit të aksidentit.
Inspektorati Policor ka filluar hetim penal për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar ” ndaj zyrtarit policor Jakovljeviq.
Prandaj IPK ka rekomandurar drejtorin e Policisë së Koosvës që i njëjti të suspendoihet deri në përfundim të hetimeve.
Jakovljeviq njihet si njëri nga “të fortit” e Policisë në Veri, i cili është i përfshirë në vepra të ndryshme penale si dhe njihet për afërsinë e tij me Zvonko Veselinoviq, personin e kërkuar nga drejtësia e Kosovës.