Site icon Prishtinapress

Superliga vendoset në Drenas, Feronikeli dhe Prishtina luajnë për titullin

Sot do të luhet edhe xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës në futboll, ku do të vendoset gjithçka sa i përket titullit të kampionit.

E gjithë vëmendja do të jetë në Drenas, ku do të luhet loja direkte që vendos titullin e kampionit.

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, do të udhëtoj drejt Drenasit, për ndeshjen kundër Feronikeli.

Nga pozita e dytë, Prishtinës i duhet vetëm fitorja, për të parakaluar Feronikelin në xhiron e fundit dhe për tu kthyer me titullin e kampionit.

Në anën tjetër, me 77 pikë (dy më shumë se Prishtina), Niklit i shkon në favor edhe një barazim për ta kurorëzuar me titullin.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha ndeshjet që luhen sot, me fillim nga ora 16:00.

Exit mobile version