E gjithë vëmendja do të jetë në Drenas, ku do të luhet loja direkte që vendos titullin e kampionit.
Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, do të udhëtoj drejt Drenasit, për ndeshjen kundër Feronikeli.
Nga pozita e dytë, Prishtinës i duhet vetëm fitorja, për të parakaluar Feronikelin në xhiron e fundit dhe për tu kthyer me titullin e kampionit.
Në anën tjetër, me 77 pikë (dy më shumë se Prishtina), Niklit i shkon në favor edhe një barazim për ta kurorëzuar me titullin.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha ndeshjet që luhen sot, me fillim nga ora 16:00.