Gazeta Angleze Sunday Express i ka kushtuar një hulumtim special të shqiptarëve më të kërkuar që fshihen në Britaninë e Madhe.
Duke iu referuar këtij shkrimi të gazetarit Jon Austin raporton për disa shqiptarët më të kërkuar në Angli.
Në listën e personave më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion, shkruan gazeta.
Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje.
Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë dy persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.
Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.
Renild Ajazi, 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
Klevis Lamkaj, 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare.
Hysni Sokolaj, 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.
Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.
Gazeta shkruan se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe mos iu afroni atyre. /TCH/