Site icon Prishtinapress

Sulmohet në Serbi autobusi i linjës Kosovë-Austri

Një autobus i linjës Kosovë-Austri, është sulmuar të mërkurën mbrëma, në “Velika Pllanë, të Serbisë, përderisa po kalonte transit nëpër territorin e shtetit fqinj.

Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët të cilët kanë gjuajtur me gurë.

Lajmin e ka bërë të ditur, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin lidhur me rastin.

Po ashtu ka bashkangjitur fotografi nga incidenti.

Exit mobile version