24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, Haxhiu: Prokuroria të tërhiqet nga aktakuza, aktivistët e VV-së po përballen me gjykime politike

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka folur për rastin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të cilët sot priten të dalin para Gjykatës në Prishtinë, me dyshimin për terrorizëm.

Haxhiu tha se gjashtë aktivistët e LVV-së përfshirë edhe të ndjerin Astrit Deharin ishin arrestuar në vitin 2016, pa asnjë fakt për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Ish ministrja tha se ka dal në mbështetje të aktivistëve të LVV-së, të cilët sipas saj po akuzohen pa të drejtë dhe kërkoi që të Prokuroria ta tërheq aktakuzën, e cila sipas saj nuk është e bazuar në fakte.

Ajo po ashtu tha se sulmin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, para katër viteve e ka bërë dikush tjetër, e siç potencoi ajo nuk e kanë bërë aktivistët e LVV-së.

Haxhiu tha se këtë vepër duan t’ia veshin pa të drejtë LVV-së.

“Siç jeni në dijeni para katër viteve në vitin 2016 gjashtë aktivistë të LVV-së përfshirë dhe Astrit Deharin ishin arrestuar pa asnjë arsyetim dhe fakt kinse për sulmin ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. E atë kohë siç e kemi thënë ka pasur tendenca që ta shpallin LVV, organizatë ilegale, kanë bërë gjithçka që ta lidhin LVV me veprime të cilat i ka bërë dikush tjetër por që ato iu janë veshur LVV-së”, ka thënë ajo.

Haxhiu po ashtu theksoi se në vend se të zbardhet rasti Dehari, aktivistët e LVV-së sërish përballen me gjykime të padrejta, apo siç i quan ajo gjykime politike.

“Sot pas katër vitesh sërish është një seancë gjyqësore kundrejt aktivistëve të LVV-së, ku edhe pas katër vitesh ata po përballen me një sistem të padrejtë veprimet që nuk i ka bërë  LVV. Në vend të drejtësisë së Astrit Deharit, që drejtësia të shkoj në vend, sot aktivistët e LVV-së përballen me gjykime të padrejta, gjykime politike. Prokuroria do duhej të tërhiqej pas asaj aktakuze. Ju e  dini që gjykata e shkallës së parë i ka dënuar aktivistët e LVV-së, por pastaj apeli e kishte kthyer në rigjykim këtë lëndë. Sot jam këtu që t’i dhënë mbështetje aktivistëve së LVV-së që t’i japim mbështetje, dhe natyrisht të kërkojmë drejtësi edhe për Astriti Deharin dhe natyrisht të tërhiqen nga kjo aktakuzë më tendenca të këqija kundrejt aktivistëve të LVV-së”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Ndryshe, aktivistët e LVV-së akuzohen për sulmin i cili ndodhi në vitin 2016 mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me mjete shpërthyese, i cili sulm ndodhi pak kohë pasi qeveria e dërgoi në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles