13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

‘Studimi’ lidhur me rrëzimin e Qeverisë Kurti, Mustafa: Gënjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar edhe njëherë lidhur me studimin e bërë për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se “fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit”.

Mustafa ka thënë se materiali manipulativ i porositur si “Studim”  për hartimin e lajmeve të rrejshme nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sa i përket Kosovës, del të jetë një pamflet me plotë paragjykime e gënjeshtra. Kompleks i inferioritetit të tyre kundrejt SHBA-ve.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se “Hitleri i ka vrarë ushtarët e vet për t’ia mveshë fajin dhe për të krijuar shkas për okupim të Polonisë. Millosheviqi ka vrare të rinj serb, për t’ua mveshë shqiptarëve dhe për të filluar gjenocidin në Kosovë. Logjika fashiste është e tmerrshme”.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Miq të nderuar,

Materiali manipulativ i porositur si “Studim”  për hartimin e lajmeve të rrejshme nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sa i përket Kosovës, del të jetë një pamflet me plotë paragjykime e gënjeshtra. Kompleks i inferioritetit të tyre kundrejt SHBA-ve.

Ajo që i mungon këtij pamfleti është që t’iu prezantohet parlamentarëve evropian rrena se:

-LDK dhe Kryetari i saj Isa Mustafa janë eksponentë të dhunës ndërkaq LVV, parti  paqësore e demokratike me orientime evropiane dhe euroatlantike;

– se LDK dhe kryetari i saj kanë kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe dialogun e përkrahur nga BE dhe SHBA dhe si pasojë mbeti Kosova pa liberalizim të vizave, kurse pëllumbat e VV-së kishin bashkëpunim konstruktiv me BE dhe SHBA;

– Se LDK ka organizuar protesta të dhunshme, ka gjuajtur me molotov ndërtesat qeveriare, bile edhe Kuvendin me granatë, ndërkaq VV ka kundërshtuar veprimet e tilla:

– se deputetët e LDK -së të  shtytur nga Isa Mustafa dhe të ndikuar nga Grenelli” në vitin 2015 dhe 2016 ka hudhë gas lotësjelës në Kuvendin e Kosovës, Isa i ka hudhë vetes sprej Syve e jo Albini;

– Isa Mustafa si Kryeministër e ka gjuajtur shtëpinë e vet me molotov, i ka qitë makinës së tij iriqa me gjemba për ta praptuar, sepse e “ka bind Grenelli me Tëitta të  rrejshëm” e LVV ka shprehë habi për këto veprime të dhunshme;

– Se diplomacia  franceze dhe Gjermane kane bërë demarsh ndaj këtyre veprimeve të dhunshme të “LDK-së”…?!

– Isa Mustafa dhe LDK e kanë shkarkuar vet Agim Veliun nga Qeveria Kurti dhe nuk i kanë treguar fare Kurtit… etj.

Dhe fare nuk quditem që edhe këso dezinformata studimore të lexoj.

Hitleri i ka vrarë ushtarët e vet për t’ia mveshë fajin dhe për të krijuar shkas për okupim të Polonisë. Millosheviqi ka vrare të rinj serb, për t’ua mveshë shqiptarëve dhe për të filluar gjenocidin në Kosovë. Logjika fashiste është e tmerrshme.

Genjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund. Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse. Të gjitha këto të financuara me para të taksapaguesëve evropian. IM”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

“Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).

Ky studim tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020.

Lidhur me këtë raport ka reaguar edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, duke thënë se “autorët flasin për Kosovën nga një perspektivë që asnjëherë nuk ka ekzistuar, kanë kontradikta në kohë edhe në përmbajtje“.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles