8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Studentët e Fakultetit të Edukimi do t’i zëvendësojnë mësueset shtatzëna në punë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se pas zbatimit të vendimit të Qeverisë që gratë shtatzëna të lirohen nga puna me prezencë fizike do të zëvendësohen nga studentët.

Nagavci tha se studentë të nivelit master dhe aspolventë do të angazhohen në Arsimin Parauniversitar të rreth 400 mësimdhënësve shtatzëna.

“Të dhënat me listat e studentëve tashmë janë përcjellur në DKA, bashkë me informatën për këtë mbështetje profesionale në mbulimin e lëndëve të ndryshme mësimore, aty ku paraqitet nevoja”, ka shkruar Nagavci.

Tutje ajo tha se ky angazhim, studentëve do t’u njihet si praktikë profesionale dhe njëkohësisht puna e tyre do të realizohet në koordinim më mësimdhënëset përkatëse që eventualisht do të shfrytëzojnë të drejtën e lirimit nga prezenca fizike e tyre në shkollë.

“Mirënjohëse për gadishmërinë për kontribut nga ana e dekanit të FE, Blerim Saqipi dhe falenderuese paraprakisht për punën e studentëve dhe bashkëpunimin me mësimdhënëset dhe shkollat”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles