Site icon Prishtinapress

Stoltenberg: Haradinaj e di, FSK nuk mund të shkojë në veri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk ka jug dhe veri.

Stoltenberg ka rikujtuar se ekziston një marrëveshje në Bruksel për këtë çështje dhe ajo duhet të respektohet, raporton prishtinapress.eu

Ai po ashtu ka ripërsëritur se disa anëtarë të NATO-s nuk janë pajtuar me formën se si ka vepruar ai.

Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj një ditë më parë ka thënë se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit.

Exit mobile version