Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi sot se KFOR-i siguron një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë serbët dhe mbështet plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Stoltenberg i cili po qëndron në Serbi, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është platforma më e mirë për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se KFOR-i ka reaguar ka reaguar të shtunën e 29 shtatorit kur njësitë ROSU u shfaqën në liqenin e Ujmanit.
“KFOR-i është në Kosovë në mënyrë që t’i mbrojë të gjitha komunitetet që jetojnë atje, sigurisht edhe serbët. KFOR-i ishte duke monitoruar me kujdes situatën e së shtunës, ata i dërguan njerëzit në terren”, ka deklaruar Stoltenberg.