Stema e Forcës së Sigurisë së Kosovës del të jetë e njëjtë me një simbol të një kompanie private të sigurimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘American Premier Security’ ka logon e njëjtë sikurse të FSK-së. Krejt çka i dallon këto dy logo janë yjet sipër shqiponjës me mbishkrimin e kompanisë së sigurimit, raporton Indeksonline.

Ende nuk dihet se cila nga këto stema është krijuar më herët mirëpo dihet se ato janë të njëjta me pak detaje ndryshe.


