Site icon Prishtinapress

Sqarohet Hoti: Testin e bëra të dielen dhe jam izoluar menjëherë, nuk po e thoni të vërtetën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u është përgjigjur kritikave se nuk është vetizoluar pas shfaqjes së simptomave të koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se sapo e ka marrë rezultatin, e ka bërë publik.

Sipas tij, kushdo që deklaron ndryshe nuk po e thotë të vërtetën.

Postimi i plotë:

Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar mga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten.

Exit mobile version