3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Spitali i Gjilanit në mungesë të oksigjenit: Armend Zemaj po bën selfie, Lutfi Haziri ka rënë në gjumë dimëror

Spitali Rajonal i Gjilanit ka drejtuar kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për mungesë të oksigjenit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali thotë se Zemaj po e premton zgjidhjen e këtij problem vetëm sa për selfie dhe konsum ditor, derisa për Hazirin thotë se ka rënë në gjumë dimëror.

Në mungesë të oksigjenit ka pacient që detyrohen të kërkojnë ndihmë në Prishtinë. Nysret Hajrullahu thotë se ka vështirësi në furnizim me oksigjen. Armend Zemaj vetëm sa për selfije dhe konsum ditor po premton zgjidhjen e këtij problemi. Lutfi Haziri ka ra në gjumë dimëror”, thuhet në postimin e spitalit.

Ndryshe, dy pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët kanë qenë të shtrirë në Spitalin e Gjilanit, janë transferuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mungesë të oksigjenit.

Familjarë të pacientëve atje janë ankuar se nuk po ka oksigjen për trajtimin e të infektuarve me COVID, e këtë e ka konfirmuar drejtori i spitalit.

Ndonëse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të premten nuk i jepte gjasa mungesës së oksigjenit nëpër spitalet e Kosovës, diçka e tillë po ndodh në Gjilan.

Ukshin Ismajli, drejtor klinik në këtë spital, ka thënë për Express se ka pasur dhe vazhdon të ketë vështirësi në furnizimin me oksigjen.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme dy pacientë nga ky spital janë dërguar në QKUK për shkak të vështirësive në furnizimin me oksigjen.

“Ka pasur dhe ka probleme me furnizim me oksigjen. Dy pacientë janë dërguar sot në QKUK për shkak të oksigjenit”, ka thënë ai.

Mungesën e oksigjenit në këtë spital e ka paraqitur disa herë kjo Komunë, nga e cila është kërkuar edhe furnizim urgjent me të. Ditë më parë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale për ta zgjidhur këtë problem.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka thënë ditë më parë për Express se furnizimi me oksigjen nuk është në kompetencë të saj, kështu edhe nuk ka pranuar të prononcohet nëse do t’u dalë në ndihmë institucioneve publike shëndetësore në vend.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një konference për media të mbajtur të premten e ka mohuar se ka mungesë të oksigjenit.

Ai ka bërë thirrje për moskrijimin e panikut te qytetarët, duke thënë se ka mjaftueshëm oksigjen në spitale.

“Oksigjeni është elementar, andaj edhe ka mjaftueshëm në objektet spitalore. Gjithashtu, do të ndërtohen edhe tanket e tjera të reja, të cilat do të shtojnë rreth 20 mijë litra të tjera të oksigjenit”, kishte deklaruar ministri.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles