9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Specat djegës mbrojnë zemrën nga sëmundjet

Hulumtuesit kanë zbuluar që përbërësit e specit të thatë të bluar, por edhe i llojeve të freskëta djegës dhe jodjegës mund të ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës në gjak.

Studimi i kryer në Universitetin e Hong-Kongut është fokusuar në familjen e substancave të njohur si kapsaicinoide, të cilat specave ua japin djegësinë.

Të gjeturat tregojnë që specat djegës kanë potencial të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku numër i një i vdekjeve në vendet e zhvilluara.

“Tani kemi pasqyrë shumë më të mirë për efektet e specave në gjene dhe në mekanizmat e tjerë që rregullojnë nivelin e kolesterinës dhe shëndetit të enëve të gjakut. Ky është një nga hulumtimet e para që ofrojnë një informatë të tillë”, tha autori i studimit, dr. Zhen-Yu Chen.

Në hulumtim kanë marrë pjesë dy grupe të brejtësve të cilëve u është dhënë ushqimi i pasur me kolesterinë, nga të cilët njërit grup si shtesë e ushqimeve u janë dhënë lloje të ndryshme të kapsaicinoideve.

Është zbuluar që substancat në mëlmesa ulin nivelin e kolesterinës “së keqe”, ashtu që reduktojnë mundësinë për akumulimin e tij në organizëm.

Po ashtu, ata bllokojnë një gjen i cili nxit kontraktimet e artereve dhe redukton qarkullimin e gjakut deri te zemra dhe organet e tjera, për ç’arsye muskujt relaksohen dhe zgjerohen duke mundësuar qarkullim më të mirë, transmeton Koha.net.

“Kemi konkluduar që kapsaicinoidet u sjellin shumë dobi shëndetit të enëve të gjakut. Megjithatë, nuk u rekomandojmë njerëzve të fillojnë të përdorin speca chilli pa asnjë kontroll. Të ushqyerit e mirë është çështje e balancës dhe specat nuk mund të jenë zëvendësim për ilaçet kundër sëmundjeve të caktuara”, tha dr. Chen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles