2.5 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, takimi kryesor në Gjilan

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën e nxehtë dhe me vetëm pesë ndeshje deri në mbylljen e sezonit 2020/21.

Tashmë më shumë se çdoherë klubet kanë nevojë për arkëtimin e pikëve për t’i arritur objektivat e tyre sezonal.

Kështu, gjashtë skuadra, në tri ndeshje do të kërkojnë sot pikët e plota për t’i ndihmuar në garën për titull dhe për mbijetesë.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme padyshim se zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku Drita pret Feronikelin në ndeshjen me objektiva diametralisht të kundërta të dy skuadrave.

Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin “Zahiri Pajaziti” në Podujevë, ku Arbëria luan si nikoqire e Gjilanit, me klubin nga Dobraja që synon pikët e plota për të shtuar shpresat e mbijetesës, ndërsa mysafirët janë katapultuar në mesin e tabelës.

Pikë për mbijetesë kërkon edhe Trepça ’89 që e pret Besën e Pejës në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Të gjitha takimet pritet të fillojnë nga ora 15:00.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles