Site icon Prishtinapress

Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Ligën e Parë të Kosovës

Rangu i dytë i futbollit kosovar, Liga e Parë ka startuar me edicionin e ri.

Drenasi – Trepça e hapën edicionin e ri të Ligës së Parë ku ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Ndërkohë sot në Ligën e Parë në të dyja grupet A dhe B do të vazhdojë sot me tri ndeshje, që i takojnë javës së parë.

Në grupin A takohen Istogu dhe Liria, e cila pritet të jetë sfida më interesante e takimeve të sotme.

Në grupin B, Ramiz Sadiku pret Kikën, ndërsa në Lipjan luhen Ulpiana – Vitia.

 

Exit mobile version